Uiskonsin hap spitalin fushor pas rritjes së ndjeshme të rasteve me COVID

Zyrtarë shëndetësorë në Uiskonsin hapën një spital fushor të mërkurën në fushën e panairit vjetor pranë Miluokit për të trajtuar numrin në rritje të të sëmurëve me COVID që ka rrezik të kalojë kapacitetit ekzistuese spitalore.

Spitali fushor me 530 shtretër u ndërtua nga Korpusi i Xhenierëve të ushtrisë në prill me kërkesë të Guvernatorit të Uiskonsinit Tony Evers. Udhëheqësit lokalë kishin paralajmëruar se spitalet e zonës mund të mbushen tej kapacitetit, por deri në këto momente nuk ka pasur një nevojë aq të madhe.

Vetëm 16% nga 11,452 shtretër spitalorë ishin bosh të martën pasdite, sipas Departamentit të Shëndetësisë së këtij shteti. Numri i pacientëve të shtruar në spital me COVID arriti në 853, më i larti për Uiskonsinin gjatë kësaj pandemie. 216 pacientë ishin në pavionin e kujdesit intensiv.

“Ky objekt për kujdesin spitalor do të lehtësojë barrën duke zgjeruar kapacitetet për pacientët me COVID,” tha zoti Evers.

Shtimi i rasteve është shpjeguar si rezultat i rihapjes së shkollave dhe universiteteve dhe refuzimi për të vënë maska e për të respektuar distancimin fizik nga shumë vetë. Uiskonsini renditet këtë javë i treti në shkallë kombëtare për nga numri i rasteve të reja në përpjesëtim me popullsinë, gjë që e ka bërë këtë shtet një zonë të nxehtë të epidemisë.

Mbi 31,000 pacientë me koronavirus janë shtruar në spital për COVID në shkallë kombëtare në spitale, sipas organizatës “COVID Tracking Project”.

Spitali fushor, i cili do të ofrojë kujdes për rastet më të lehta, do të pranojë vetëm pacientë që kanë qëndruar në një spital tjetër për 24-48 orë, por jo pacientë që shtrohen për herë të parë, njoftojnë autoritetet shtetërore. Spitali fushor do të ketë kryesisht personel vullnetar si dhe anëtarë të Gardës Kombëtare.

Edhe shtete të tjera ngitën spitale fushore në fillimet e pandemisë, një veprim me kosto të lartë, por me kalimin e javëve u pa që ishin të panevojshme dhe më vonë u mbyllën./Voa/

Ngjarja paraprake

Sot do të bie borë në Kosovë

Ngjarja e ardhëshme

Durrës, shpërthim me lëndë plasëse në një banesë

të fundit nga