Ugandë, elefantët ikin nga Parku Kombëtar dhe vrasin dy persona

min lexim

Disa elefantë u arratisën nga Parku Kombëtar në Ugandë dhe morën jetë e dy personave, ndërsa më pas shkatërruan të korrat bujqësore, raporton Anadolu.

Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur në Parkun Kombëtar Mbretëresha Elizabeth, që ndodhet në Qarkun Perëndimor Kasese, rreth 280 kilometra nga kryeqyteti Kampala.

“Elefantët nga parku shkuan drejt fshatit fqinj Kasandala, ku bënë kërdi. Qeveria do të vlerësojë dhe kompensojë të prekurit”, tha për Anadolu, Komisionari i Qarkut Kasese, Joe Walusimbi.

Zëdhënësi i Autoritetit të Kafshëve të Egra të Ugandës, Bashir Hangi, konfirmoi vrasjen e njerëzve dhe shkatërrimin e të korrave. Ai shprehu ngushëllimet e tij atyre që humbën më të dashurit e tyre dhe premtoi se shteti do t’i ndihmojë.

Kreu i fshatit Kasandala, Augustus Muzimbi, tha për Anadolu se dy personat e vrarë ishin Yoramu Mugisha, i cili u sulmua nga elefantët ndërsa punonte në arën e tij dhe Deo Mujuke, i cili u sulmua ndërsa po kthehej nga peshkimi në një liqen aty pranë.

Brenda parkut Kombëtar Mbretëresha Elizabeth jetojnë shumë kafshë të egra, duke e bërë atë një nga parqet kombëtare më të vizituara në Ugandë nga turistët.





Story i mëparshëm

Telefoni më i fundit me palosje i Xiaomi i reziston 500 mijë palosjeve

Story i radhës

Juria e madhe në Georgia padit Trumpin dhe 18 bashkëpunëtorët e tij për ndërhyrje në zgjedhje

Të fundit nga