UEFA miraton ndryshimin e formatit

Champions League, me ndryshimet e reja do të fillojë të marrë formë shumë shpejt.Nga mediet ndërkombëtare raportohet se duke filluar nga viti 2024 Champions League do të vijë me një format të ri që do ta çojë pjesëmarrjen e skuadrave nga 32 në 36 dhe do të ketë tetë ndeshje në 10 javë, në vend të gjashtë që janë aktualisht. Dy nga katër vendet që do shtohen do t’u jepen skuadrave që kanë arritur rezultatet më të mira në kupat e Europës në sezonin e kaluar.

Ky ndryshim u arrit përmes një kompromisi me klubet dhe për t’u larguar sa më shumë nga formati i Superligës Europiane.

Nga raportimet mësohet se dy nga katër skuadrat shtesë që do të marrin pjesën në Champions Leaguen e re do të zgjidhen sipas meritokracisë.

Do të përdoret një formulë për të llogaritur se cili vend ka marrë rezultatet më të mira në kompeticionet evropiane, pikët pjesëtuar me numrin e ekipeve në garat evropiane.

Një sistem koeficientësh që lidhet vetëm me paraqitjet dhe jo me historinë, me renditjen e UEFA-s të pesë viteve të fundit. Ky kriter nëse do të zbatohej këtë sezon, do t’i jepte një vend shtesë Premier League-s dhe Eredivsie-s, ndërsa sezonin e kaluar po Premier Leagues dhe La Ligës.

Sa i përket dy vendeve të tjera shtesë, UEFA duhet t’i caktojë ato një Francës ose Portugalisë dhe një kampionit të kampionateve më të mire që nuk kualifikohen automatikisht.

Duke folur për këto ndryshime, kreu i UEFA-s, Aleksander Ceferin theksoi se formati i ri do ta përmirësojë këtë kampionat.

“UEFA ka treguar qartë sot se ne jemi plotësisht të përkushtuar për të respektuar vlerat themelore të sportit dhe për të mbrojtur parimin kyç të garave të hapura, me kualifikim të bazuar në meritat sportive, plotësisht në përputhje me vlerat dhe modelin sportiv evropian të bazuar në solidaritet.

Ne jemi të bindur se formati i zgjedhur arrin ekuilibrin e duhur dhe se ai do të përmirësojë ekuilibrin konkurrues dhe do të gjenerojë të ardhura që mundtë shpërndahen në klube, liga dhe në futbollin bazë në të gjithë kontinentin tonë, duke rritur popullaritetin e garave tona.”-deklaroi ai.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Oda e Kontabilistëve kërkon tërheqje të propozim-ligjit nga kuvendi

Story i radhës

Finlanda dhe Suedia pritet të bëjnë kërkesë zyrtare për anëtarësim në NATO këtë muaj

Të fundit nga