UEFA godet Atletico Madridin!

Ndeshja kundër Chelsea në fazën e 16-të të Champions League i kushtoi shtrenjtë Atletico Madrid.

UEFA në fakt ka dënuar Colchoneros dhe në veçanti mbrojtësin Stefan Savic dhe trajnerin Diego Pablo Simeone.

I pari, i përjashtuar në ndeshjen kundër londinezëve, u skualifikua për katër ndeshje si fajtor për sjellje të dhunshme sportive, një gjendje e rënduar nga fjalët mosrespektuese që do t’i ishin drejtuar arbitrit pas kartonit të kuq.

Ai u përplas me Rudiger, duke iu drejtuar me një gjuhë ofenduese, prandaj skualifikimi ishte më i rëndë nga sa pritej.

Për teknikun, nga ana tjetër, ka një gjobë prej 10 mijë eurosh për shkak të vonesës për t’u kthyer në fushë në pjesën e dytë, një gjobë që duhet të paguhet brenda 90 ditësh.

14 mijë euro për klubin për “sjellje të papërshtatshme të ekipit.

Ngjarja paraprake

E more djali i puçit Kristaq, Edi Rama

Ngjarja e ardhëshme

Fifi po vjen në duet me këtë artist të njohur

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian