UEFA dhe FIFA pritet që të dënojnë Ibrën

Nuk ka paqe për Zlatan Ibrahimoviç. Brenda dhe jashtë fushe, sulmuesi i Milanit po kalon momente të vështira. Pas kartonit të kuq, pezullimit dhe polemikave për shkelje të rregullave anti-Covid, Ibra duhet të përballet me një problem akoma më të madh.

 Sipas të përditëshmes suedeze “Aftonbladet” ai ka shkelur rregulloren e FIFA-s dhe UEFA-s dhe rrezikon seriozisht të ardhmen.

Duke u bazuar në zbulimin e gazetës më të madhe në Suedi, Ibrahimovic vazhdon të jetë aksioner në kompaninë e basteve “Bethard”.

Kjo bie ndesh me kodin etik të qeverisë botërore dhe asaj europiane të futbollit, që ia ndalon lojtarëve përfshirjen në aktivitete të tilla. Por e përditëshmja suedeze zbulon se kompania e sulmuesit “Unknown AB” zotëron 10% të aksioneve të kompanisë që ka në pronësi “Bethard” me seli në Maltë.

Nëse FIFA apo UEFA zbulon se ai ka shkelur kodin etik, atëherë Ibrahimovic mund të dënohet me një gjobë shumë të majme deri në tre vite pezullim..

Ngjarja paraprake

Broja në top 10-she

Ngjarja e ardhëshme

U ngrit aktakuzë kundër drejtoreshës së tij, reagon Haskuka

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian