Udinese futet në garë për mesfushorin shqiptar Toni Domgjoni

Mesfushori i Zurichut, Toni Domgjoni, pritet të jetë  shqiptari i radhës që do të  luajë në Serie A, pasi Udinese është vënë seriozisht pas tij.

Sipas mediave italiane të afërta me klubin frulian, Udinese tash e sa kohë është vënë në gjurmët e lojtarit nga Kosova, i cili deri tani ka luajtur për grupmoshat e Zvicrës.

Drejtuesit e Udineses kanë nisur bisedimet me ata të Zurich, për arritjen e një marrëveshje për transferimin e mesfushorit në Itali.

Domgjoni tani 22-vjeçar, tash e tri vit është pjesë ekipit të parë të FC Zurich.

Këtë sezon ai ka zhvilluar 14 ndeshje, ku ka shënuar dy gola dhe ka dhënë dy asistime.

Kontrata e lojtarit me klubin zviceran përfundon në këtë verë.

Ngjarja paraprake

Pse burrat që martohen me gra të një kulture tjetër mund të jenë më të lumtur?

Ngjarja e ardhëshme

Juventusi ka hequr dorë përfundimisht nga Dzeko

të fundit nga