Udhëheqësit e BE-së do të mbështesin Ukrainën si kandidate në samitin e Brukselit

Ukraina do të miratohet si një kandidate për BE në një samit të Brukselit të enjten, pasi Komisioni Evropian dha dritën jeshile.

Ukraina aplikoi disa ditë pas pushtimit rus në shkurt dhe që atëherë procesi ka ecur me një shpejtësi rekorde, raporton BBC, transmeton Klankosova.tv.

Ambasadori i saj në BE i tha BBC-së se do të ishte një nxitje psikologjike për ukrainasit.

Por Vsevolod Chentsov pranoi se “integrimi i vërtetë” mund të fillonte vetëm kur të mbaronte lufta.

Statusi i kandidatit është hapi i parë zyrtar drejt anëtarësimit në BE dhe Franca tha këtë javë se kishte “konsensus total” për Ukrainën. Por mund të duhen shumë vite për t’u bashkuar dhe nuk ka asnjë garanci për sukses.

Vendet e Ballkanit Perëndimor, Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi dhe Serbia kanë qenë vende kandidate prej vitesh; në disa raste për më shumë se një dekadë. Bosnja dhe Hercegovina aplikoi për kandidaturë në vitin 2016, por ende nuk ia ka dalë.

Udhëheqësit e BE-së takojnë gjithashtu homologët e tyre të Ballkanit Perëndimor të enjten në mëngjes, përpara samitit kryesor, për të “ndërtuar mbi lidhjet e ngushta ekzistuese”, por diskutimet priten të jenë të vështira.

Disa shtete anëtare po bëjnë presion që Bosnjës t’i jepet statusi i kandidatit, megjithëse kjo nuk pritet të ndodhë. Megjithatë, ka shpresa se Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria mund të bëjnë përparim.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

A e ka problem që është dashuruar me një mashkull që ka 2 fëmijë? Armina flet hapur

Story i radhës

I zhdukur prej 4 ditësh, gjendet i mbytur në lumin e Vjosës

Të fundit nga