U zhgënjye shumë nga Juventusi

Pas largimit nga Juventusi, verën e kaluar, Maurizio Sarri është pa ekip, i papunë. Ai pret mundësinë e duhur për të rifilluar nga një stol tjetër. Pavarësisht përvojës së tij me bardhezinjtë, që e ka zhgënjyer fort atë. Nario Cardini, ish-drejtori sportiv i Sansovino dhe shoku i ngushtë i Maurizio, në “CalcioNapoli24” zbuloi pyetjet, që Sarri ende ia bën vetes:

“Ai është zhgënjyer shumë nga përvoja me Juventusin, sepse i dhanë një skuadër që kishte luajtur së bashku për vite me radhë. Sarri e kishte të vështirë të ndryshonte mendim për lojën.

Unë fola me të 20 ditë më parë, ende po pyet veten pse Juve e kishte marrë për trajner dhe nuk e mbështeti në projektin e tij.

Mbase jo të gjithë lojtarët bardhezinj nuk ishin të bindur për projektin e tij taktik. Klubi bardhezi mund të mos mbështetej tek ai, sepse nëse telefonon Sarrin, e dini mirë se çfarë loje aplikon ai”.

Dhe në këtë pikë, Sarri tani është duke pritur një telefonatë të re, që të mund të rifillojë. Oferta e duhur nuk ka mbërritur ende: “Në këtë moment, Sarri shikon shumë projektin që i paraqitet. Napoli? Ai më tha se kishte kontakte me ekipe italiane dhe të huaja, nuk e di nëse “azzurri” janë në këtë listë, por ai i konsideroi projektet jobindëse”.

Ngjarja paraprake

Kukës/ Qëllohet me armë për një vend parkimi

Ngjarja e ardhëshme

Nis mbledhja në BDI

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian