U vranë në radhë për bukë: Ukrainasja kujton bombardimet ruse

Në fillim të pushtimit të paprovokuar të Ukrainës nga Rusia, shumë njerëz, sikur Valentyna, banore e Çernihivit, besonin se zonat e banimit do të ishin relativisht të sigurta në qytetet e sulmuara.

Ajo mësoi të kundërtën, më 16 mars, teksa po priste në radhë për bukë, bashkë me dhjetëra fqinj të uritur.

Zjarri nga artileria goditi turmën, duke e plagosur atë rëndë dhe duke vrarë bashkëshortin e saj dhe 13 të tjerë.

“Nuk është se kam frikë të shkoj atje tani”, ka treguar ajo për Current Time, projekt i Radios Evropa e Lirë.

“Thjesht më ngjeth mishtë, prandaj s’mund të shkoj atje”.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Publikohen momente të ëmbla të Einxhelit me Dj Dagz nga pushimet

Story i radhës

Instinktet kafshërore brenda njeriut

Të fundit nga