U transferua në Katar këtë vit, Juventusi shkeli rregullat e OKB-së me koreanoveriorin Han!

Me një shënim të botuar në faqen zyrtare të internetit, klubi i Katarit i Al-Duhail njoftoi janarin e kaluar blerjen e qendërsulmuesit të Koresë së Veriut Kwang-Song Han për pesë milion euro.

Siç raportohet nga L’Equipe, ka lajme interesante në lidhje me atë transferim: Juventusi (që e bleu nga Cagliari) mund të ketë shkelur rregullat e Kombeve të Bashkuara për sanksionet ndërkombëtare kundër Koresë së Veriut, të aktivizuar sepse vendi aziatik nuk ka hequr dorë nga programi i tij bërthamor.

Sipas ekspertëve të Këshillit të Sigurimit, e gjithë kjo do të ishte në kundërshtim me rezolutat e OKB-së që ndalojnë koreanoveriorët të punojnë jashtë vendit. “Këshilli i Sigurimit në Janar paralajmëroi Italinë për këtë çështje – shpjegon e përditshmja franceze – dhe, përkundër kësaj, transferimi nuk është anuluar”.

Të gjithë vendet anëtare të Kombeve të Bashkuara duhet të kishin dërguar në atdheun e tyre  – brenda dhjetorit 2019 – të gjithë koreanoveriorët që punuan jashtë vendit.

Ngjarja paraprake

Janë regjistruar 194 raste të reja me Kovid-19, dy persona kanë ndërruar jetë, 158 janë shëruar

Ngjarja e ardhëshme

LSM: Punëdhënësit ta plotësojnë obligimin dhe të paguajnë K-15

të fundit nga