IMG 5652

U shënua Shën Sava – festa kombëtare e serbëve në RMV

January 24, 2025
1 minut lexim

Në prag të Shën Savës – festës kombëtare të bashkësisë etnike serbe në Republikën e Maqedonisë së Veriut, sot u mbajt një ceremoni festive në ambientet e Ministrisë për Marrëdhënie ndërmjet Bashkësive, e cila u pasua me pjesëmarrjen e Ambasadores së Serbisë në Shkup, shkëlqesisë së saj, Nevena Jovanoviq.

Në fjalimet e tyre, zëvendëskryeministri dhe ministri për Marrëdhënie ndërmjet Bashkësive, Ivan Stoilkoviq dhe ambasadorja Jovanoviç theksuan rëndësinë e ruajtjes së traditës si dhe respektin dhe mbështetjen reciproke si pjesë e mozaikut multikulturor dhe multietnik që po e ndërtojmë së bashku.

IMG 5826

Me pjesëmarrjen e tyre dhe një program të përshtatshëm, këtë ngjarje e pasuruan edhe nxënësit nga klasa e parë e deri në të pestën të shkollës fillore “Braqa Ribar” nga fshati Tabanoc, Kumanovë bashkë me shkollat periferike të fshatrave Çetircë dhe Konjare e Epërme si dhe nxënësit e shkollës “Svetozar Markoviq” nga Nagoriçani i Vjetër. Në nder të Shën Savës, fëmijët pjesëmarrës në këtë program morën dhurata të përshtatshme, përfshirë edhe nga një abetare në gjuhën serbe.

Shën Sava është shpallur festë kombëtare për serbët në vend me ndryshimin e ligjit për festat më 8 shkurt 2007 dhe që atëherë kjo ditë është ditë jo pune për pjesëtarët e bashkësisë etnike serbe.

Gëzuar 27 Janarin – festën kombëtare të serbëve në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

IMG 5837

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

spak pranon kerkesen e sali berishes kreu i pd nuk do te paraqitet ne prokurorine e posacme 6793c702b9519
Story i mëparshëm

SPAK pranon kërkesën e Sali Berishës, kreu i PD nuk do të paraqitet në Prokurorinë e Posaçme!

haradinaj thote se nuk do te kete lajme te mira nese mbetet serish kjo qeveri 6793d0641a9c9
Story i radhës

​Haradinaj thotë se nuk do të ketë lajme të mira nëse mbetet sërish kjo qeveri

Të fundit nga

Sot varroset gazetari Faton Osmani

Gazetari Faton Osmani, i cili ndërroi jetë të martën në moshën 49 vjeçare, do të varroset sot. Në njoftimin mortor nga familja e gazetarit bëhet e ditur se Osmani do të varroset

Zbulohet një fenomen i rrallë në hapësirë

Teleskopi kozmik Euclid, i cili operon në kuadër të misionit të Agjencisë Hapësinore Evropiane (ESA) me ndihmën e NASA-s, ka zbuluar një fenomen shumë të rrallë në fqinjësinë tonë kozmike, të njohur
ShkoLartë