U sanksionuan 172 vozitës në Kumanovë

Kumanovë, 1 tetor 2020 (MIA) – Në kontrolle të përforcuara rrugore që dje i kreu MBP në Kumanovë, u sanksionuan 172 vozitës. Vetëm një ditë u sanksionuan 80 vozitës.

U shqiptuan 172 sanksione, mes të cilave 28 dënime për automjete të paregjistruara dhe 28 për vozitje pa patent shofer. Janë sanksionuar edhe 26 motoçiklistë, ndërsa u shqiptuan edhe 17 sanksione për mosmbajtje të maskës mbrojtëse.

“Kontrollet e përforcuara rrugore vazhdojnë edhe në ditët në vijim. U bëjmë thirrje qytetarëve t’i respektojmë rregullat e komunikacionit që ta rrisim sigurinë në komunikacion”, thonë nga MPB.

Kontrollet në Kumanovë u kryen në disa lokacione në rajonin më të gjerë qendror të qytetit. ab/

Ngjarja paraprake

Në cilën gjuhë qajnë foshnjat?

Ngjarja e ardhëshme

Sa Shpesh Duhen Ndërruar Çarçafët Në Dimër Dhe Verë?

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian