U riafirmua mbështetja gjermane për Konferencën ndërqeveritare, optimizëm për zgjidhje të çështjeve të hapura bilaterale

Shkup, 1 tetor 2020 (MIA) – Porosi e fuqishme dhe konfirmim se Berlini zyrtar e mbështetë fillimin e negociatave të Maqedonisë së Veriut me BE-në deri në fund të  vitit, erdhi dje nga ministri gjerman i Punëve të Jashtme, Hajko Mas në video takimin me kolegun e tij nga Maqedonia e Veriut, Bujar Osmani.

Lidhur me kërkesën nga Bullgaria e cila parashtron kushte shtesë për vendin tonë për fillim të negociatave, Mas tha se negociatat do të zhvillohen në nivel bilateral dhe në nivel të BE-së dhe se është optimist se këto çështje në kohë të shkurtë do të mbyllen.

“Sa i përket gjuhës, emrit, ato janë negociata shumë të hollësishme të cilat po zhvillohen. Ato janë çështje të cilat në mënyrë bilaterale duhet të zgjidhen mes Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë. Ato po tentojnë të gjejnë zgjidhje dhe këtë e mbështesim të jetë sa më shpejtë në mënyrë që të mund të vazhdohet me procesin inkuadrues për Maqedoninë e Veriut, sepse ajo tashmë një kohë të gjatë e pret atë. Marrëveshja e Prespës është diçka historike që u arrit në Maqedoni të Veriut dhe prandaj jam optimist se çështjet të cilat janë të hapura në kohë të afërt do të mund të zgjidhen. Megjithatë për atë nevojiten bisedime të mëtutjeshme të cilat do të duhet të mbahen si në nivel të BE-së gjithashtu edhe mes Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë”, tha Mas.

Osmani, ndërkaq theksoi se bashkarisht u konstatua se përfundimi i vitit 2020 dhe kryesimi i Gjermanisë me BE-në ofron mundësi të papërsëritshme dhe të pashmangshëm që vendi të fillojë me përmbushjen e prioritetit të rëndësishëm strategjik – anëtarësimin në BE, krahas anëtarësimit në NATO që e realizuam këtë vit.

“Mbajtja e Konferencës së parë ndërqeveritare, term shpesh i përdorshëm teknokrat, ka rëndësi të madhe simbolike për rrugën tonë evropiane. Kjo do të thotë konfirmim i përcaktimit reformues dhe kursit evropian të vendit. Krahas simbolikës politike, fillimi i negociatave do të thotë fillim i operacionit më të madh dhe më kompleks administrativ – teknik me të cilin jemi përballur deri më tani. Kjo është sfidë serioze për tërë shkencën, e jo vetëm për Qeverinë, në të cilën do të duhet t’i lartësojmë paraqitjet tona dhe të gjithë së bashku si politikanë, nëpunës shtetërorë, por edhe afaristë, sindikata dhe përfaqësues  të shoqërisë civile ta bashkojmë energjinë dhe përpjekjet tona drejt realizimit të këtij qëllimi”, tha Osmani.

Në fokus të bisedës ishin edhe pritjet nga Samiti i Sofjes më 10 nëntor me të cilin bashkarisht do të kryesojnë Maqedonia e Veriut dhe Bullgaria, në suaza të Procesit të Berlinit, të cilin në vitin 2013 e filloi kancelarja Angela Merkel.

Në Gjermani, kryesuese aktuale me Unionin, i cili e zhvillon procesin e harmonizimit të Kornizës negociuese, dokumenti kyç, në pajtim të të cilit do të zhvillohen negociatat, është edhe zëvendëskryeministri për çështje evropiane, Nikolla Dimitrov. Dimitrov dje pati takim me Jan Heker, këshilltar kryesor për politikë të jashtme dhe siguri të kancelares, Angela Merkel, ku u riafirmuan përpjekjet e Gjermanisë për rrumbullakësim të Kornizës negociuese.

“Mbajtja e konferencës së parë ndërkombëtare gjatë kohës së Presidencës Gjermane do të jetë investim në kredibilitetin e Bashkimit Evropian në rajon dhe një nxitje e madhe për Maqedoninë e Veriut për të ecur në fazën thelbësore nga rruga drejt anëtarësimit në BE”, tha Dimitrov, i cili është për vizitë në Berlin me ftesë të ministrit gjerman për Evropë të Republikës federale të Gjermanisë, Mihael Rot.

Zëvendëskryeministri Dimitrov, në kryeqytetin gjerman u takua edhe me Helge Toksdorf, bashkëkryesuese e Komitetit të përzier ekonomik-menaxhues mes Maqedonisë së Veriut dhe Gjermanisë, me të cilën biseduan për mundësitë për rritje të bashkëpunimit, ndërsa këmbyen mendime edhe me Valeska Esh, zëvendës-drejtoreshë ekzekutive dhe drejtoreshë programuese për Evropë  Institutit Aspen.

Edhe shefi i ri i delegacionit të BE-së në Shkup, në intervistë për MIA-n shfaqi shpresë se Konferenca e parë ndërqeveritare do të mbahet sa më shpejtë.

“Tani nevojitet që vendet-anëtare ta dakordojnë versionin përfundimtar të kornizës negociuese, e cila praktikisht e hapë derën për të filluar me negociimin”, thotë euroambasadori i ri në Maqedoninë e Veriut, Dejvid Gir.

Në pyetjen nëse memorandumi i Bullgarisë, me të cilin kushtëzohet procesi negociues i vendit, eventualisht mund ta shtyjë mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare, Gir për MIA-n thotë se për momentin vendet-anëtare debatojnë për kornizën negociuese, ky është proces i brendshëm i Unionit dhe se nuk mund t’i komentojë diskutimet e brendshme të vendeve-anëtare. ab/

Ngjarja paraprake

SHBA, 7 të plagosur gjatë një funerali në Milwaukee

Ngjarja e ardhëshme

Sot nis viti i ri shkollor në vendin tonë

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian