U raportua si e zhdukur, e mitura u keqtrajtua nga i dashuri 34-vjeçar nga Gjilani

Foto ilustruese

Që prej 15 korrikut, një e mitur nga Gjilani është raportuar si e zhdukur nga familjarët e saj. Vajza e mitur është paraqitur dje në polici dhe ka deklaruar se gjatë kësaj kohe ka qenë duke bashkëjetuar me një burrë të moshës 34-vjeçare.

Para policëve, viktima ka deklaruar se gjatë kohës që ka bashkëjetuar me të, është keqtrajtuar nga i dyshuari. Policia nuk raporton për të arrestuar, ndërsa rasti vazhdon të hetohet.

Raporti i plotë:

BASHKËSI JASHTËMARTESORE ME PERSONIN NËN 16 VJEÇ | Gjilan 15.07.2022 – 14:00. Më 06.08.2022 ankuesja femër kosovare (e mitur) ka raportuar në polici se nga koha e cekur, kur nga familjarët e sajë ishte raportuar si e zhdukur, ka bashkëjetuar me një të dyshuar mashkull kosovar i moshës rreth 34 vjeç. Sipas ankueses në periudhën sa ajo kishte bashkëjetuar me të dyshuarin ai e kishte keqtrajtuar atë. Nuk raportohet për të arrestuar, thuhet në raportin e Policisë./albeu.com

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Marrëveshja për transportin e drithërave/ Papa Françesku: T’i jepet fund luftimeve mes Ukrainës dhe Rusisë

Story i radhës

Skafet prap në zonën e kufizuar në Potam, kësaj radhe gjobë 1 milion lekë

Të fundit nga