u qelluan me arme zjarri ne shkoder zbulohen emrat e dy te plagosurve transportohen ne spital 65f0b17760e71

U qëlluan me armë zjarri në Shkodër, zbulohen emrat e dy të plagosurve. Transportohen në spital

March 12, 2024
1 minut lexim

Gjin Leka, Gjergj Ndërshtiqaj, janë dy të plagosurit në Shkodër.

Rreth orës 19:30, në afërsi të një lokali në fshatin Grudë e Re, është qëlluar me armë zjarri shtetasi Gj. N., rreth 30 vjeç. Si pasojë e të shtënave është plagosur edhe kunati i tij, shtetasi Gj. N., 28 vjeç, student në Akademinë e Sigurisë. Të dy këta shtetas janë transportuar në spital, për ndihmë mjekësore.

Në drejtim të vendit të ngjarjes janë nisur shërbimet e Policisë, drejtuesit e Drejtorisë Vendore të Policisë dhe të Komisariatit të Policisë Shkodër.

Në ndihmë të Policisë vendore janë nisur disa grupe të Forcës Kombëtare të Sigurisë dhe të RENEA-s, si dhe specialistë nga Departamenti i Policisë Kriminale në Policinë e Shtetit.

Shërbimet e Policisë, gjatë kontrollit të zonës, për kapjen e autorëve, në afërsi të vendit të ngjarjes, kanë konstatuar duke u djegur një automjet tip “Renault”, i cili dyshohet se është përdorur nga autorët.

Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e autorit.

Pas sqarimit të rrethanave të ngjarjes dhe në përfundim të veprimeve të para, do të ketë informacion më të detajuar për këtë rast.

MARKETING

RENT A CAR

vendosja e bankomateve te serbise afer kufirit 65f0adf220f8c
Story i mëparshëm

Vendosja e bankomatëve të Serbisë afër kufirit

gruaja siriane perdori inteligjencen artificiale per te folur me nenen e ndjere ishte e frikshme 65f0b1b33e86e
Story i radhës

Gruaja siriane përdori inteligjencën artificiale për të ‘folur’ me nënën e ndjerë: Ishte e frikshme

Të fundit nga

Victoria Silvstedt magjepëse me fustan rozë

Victoria Silvstedt preu një figurë magjepsëse teksa mori pjesë në premierën e filmit Sirat në Festivalin e Filmit në Kanë në Francë të enjten. Modelja, 50 vjeçe, u sigurua që të gjithë
ShkoLartë