U qëllua me armë silenciator pranë “Piramidës”, ndërron jetë në spital i plagosuri

Personi, i cili u plagos me armë zjarri silenciator ka ndërruar jetën në spital. Ngjarja e rëndë mësohet se ka ndodhur pranë “Piramidës” në kryeqytet.

Sipas News24 një person është plagosur me dy plumba dhe është dërguar në spital për mjekim.

Nga informacionet e para mësohet se personi është qëlluar me armë zjarri silenciator nga persona ende të paidentifikuar.

Ende nuk bëhet i ditur emri i të plagosurit, ndërsa forca të shumta policia kanë rrethuar zonën dhe po punojnë për zbardhjen e ngjarjes dhe identifikimin e autorëve.

Ngjarja paraprake

Brez i humbur? Corona godet shanset e punësimit të të rinjve

Ngjarja e ardhëshme

Formacionet e mundshme: Arsenal – Benfica

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian