U pyet për Benzeman, vjen reagimi epik i Deschamps

Selektori francez, Didier Deschamps, është pyetur për situatën me Karim Benzeman gjatë konferencës për shtyp.

Didier Deschamps ishte duke u përgjigjur pyetjeve të gazetarëve pas ndeshjes me Kazakistanin, ku më pas iu dha fjala gazetarit vendas dhe bëri pyetjen e tij në gjuhën kazake.

Njëri nga gazetarët kazakë e pyeti për sulmuesin e Real Madridit, Karim Benzema.

Kujtojmë që Deschamps ka sqaruar situatën me Benzeman dhe si duket kjo pyetje e irritoi paksa francezin.

Me të dëgjuar emrin e Benzemas, Deschamps reagoi me sportivitet ku filloi të bëjë shaka.

“Oh jo! Edhe këtu! Hajde djema, të rrimë për pyetjet tjera”, tha ai.

Më pas iu drejtua gazetarit.

“Dikush ta tregoi ty, me siguri ishte një gazetar francez i cili të ka treguar”, shtoi ai.

Benzema nuk është thirrur në Kombëtare që nga viti 2015 pas një skandali që përfshiu atë dhe Frack Ribery.

Më poshtë keni momentin interesant gjatë intervistës pas ndeshjes me Kazakistanin.

Ngjarja paraprake

U qëllua me armë zjarri pranë banesës së ish-policit, zbardhet ngjarja në Divjakë, arrestohet 28-vjeçari

Ngjarja e ardhëshme

​Danezi Kehlet do ta drejtojë ndeshjen Spanjë - Kosovë

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian