U përkujtua mbledhja historike e Isniqit e 10 tetorit 1990

Sot me një akademi përkujtimore dhe zbulimin e pllakës përkujtimore është shënuar 30 vjetori i mbledhjes historike të Isniqit të 10 tetorit 1990, nga aty ku filloj edhe zbatimi i Kushtetutës së Republikës së Kosovës – Kushtetutës së Kaçanikut të 7 shtatorit 1990.

Në akademinë përveç drejtuesve të Lidhjes së Historianëve të Kosovës “Ali Hadri” dega në Deçan, merrnin pjesë edhe Bashkim Ramosaj kryetar i Komunës së Deçanit, Ramush Haradinaj ish Kryeministër i Kosovës dhe Komandant i Zonës Operative të Rrafshit të Dukagjin, deputetët e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Besa Gaxherri, Teuta Haxhiu dhe Arbër Tolaj, Dr.Fahrush Rexhepi dhe Ahmet Sadriu nga Kryesia e Bashkësisë Islame të Republikës së Kosovës, pastaj Muharrem Shabani ish nënkryetar i Kuvendit të Kosovës se legjislaturës së 2 korrikut dhe 7 shtatorit 1990, edhe anetarët dhe familjarë të grupit të juristeve deçanas.

Fillimisht, para të pranishmëve me fjalën qendrori u paraqit Dr.Shkodran Imeraj, kryetar i Lidhjes së Historianëve të Kosovës “Ali Hadri” dega në Deçan, dhe një heri bashkëpunëtor shkencor në Institutin e Historisë – Prishtinë, i cili tha: “Në Shkollën Fillore “Isa Boletini” në Isniq, më 10 tetor 1990, me iniciativën e Sali Çekaj, kryetar i Shoqatës së Pavarur të Juristëve të Kosovës, dega Deçan, u mbajt mbledhja e juristëve deçanas, në të cilën morën pjesë mbi 45 juristë. Në këtë mbledhje u emërua grupi i juristëve për harmonizimin e Statutit të Komunës së Deçanit sipas dispozitave ligjore të Kushtetutës së Republikës së Kosovës – Kushtetutës së Kaçanikut të 7 shtatorit 1990, në përbërje të: Isat Mushkolaj, koordinator, Rrustem Bruqi, anëtar, Pashë Kuçi, anëtar, Isa Demukaj, anëtar, Zeqir Ramosaj, anëtar, Xhevdet Lataj, anëtar, Njazi Hylaj, anëtar.”, tha ai duke shtuar së : “Komuna e Deçanit ishte komuna e parë dhe e vetme në Kosovë që harmonizoi Statutin e Komunës sipas dispozitave ligjore të Kushtetutës së Republikës së Kosovës – Kushtetutës së Kaçanikut të 7 shtatorit të vitit 1990. Statuti i Komunës së Deçanit sipas Kushtetutës së Kaçanikut, ishte njëri ndër aktet themeltare të shtetësisë së Kosovës. Ai frymëzoi dhe mbajti gjallë ndjenjën për liri, si dhe për çlirimin e pavarësinë e Kosovës.”, tha Dr.Imeraj.

Në fjalën e tije, Ramush Haradinaj ish Kryeministër i Kosovës, vlerësoj lartë kontributin e juristëve deçanas. Me këtë rast ai ndau edhe një dekoratë për Shoqatën e Pavarur të Juristëve të Kosovës dega në Deçan.

Po ashtu me nga një fjalë përshëndetëse u paraqit edhe Muharrem Shabani ish nënkryetar i Kuvendit të Kosovës me 1990, si dhe Zeqir Ramosaj ish anëtar i grupit të juristëve deçanas të cilët 30 vite me parë harmonizuan Statutin e Komunës së Deçanit me dispozitat ligjore të Kushtetutës së Republikës së Kosovës – Kushtetutës së Kaçanikut të 7 shtatorit 1990.

Image
Ngjarja paraprake

Maska po ju acaron lëkurën, mbroni kështu fytyrën

Ngjarja e ardhëshme

Ajet Shosholli i pikëlluar: Kosova humbi një njeri që dha shumë

të fundit nga