U penguan dhe shantazhuan në Sharrë, Zhupa dhe Këlliçi kallëzim në polici

Zëdhënësja e PD Ina Zhupa dhe kreu i FRPD Belind Këlliçi kanë bërë një kallëzim në Policinë e Tiranës pas ngjarjes të ndodhur pak orë më parë në Landfillin e Sharrës.

Ditën e sotme, në një dalje publike, ata denoncuan se u penguan me urdhër mafioz të bënin detyrën e tyre për të denoncuar aferën e mafias së plehrave në landfillin e Sharrës.

Nga selia blu ata publikuan videon që tregon sesi dy perfaqësuesit e opozitës u agresuan njekohësisht nga brenda Landfillit.

Këlliçi tha se disa punonjës të kompanisë private i kanë rrethuar dhe sulmuar dy përfaqësuesit e PD-së, megjithëse ata ndodheshin në zonë publike dhe jo në ambientet private të kompanisë.

Këlliçi deklaroi se pavarësisht intimidimeve dhe sulmeve, Partia Demokratike nuk do të tërhiqet nga denoncimi për vjedhjen e miliona eurove në aferën korruptive të inceneratorëve me në krye kryeministrin Rama, kryebashkiakun Veliaj dhe ministrin Ahmetaj.

Kallëzimi është bërë në bazë të Nenit 281 e ne vijim, të Kodit te Procedures Penale, per shantazhimin dhe kercenimin, ndaj denoncimit ne mbrojtje te interesit publik ne “Landfillin e Sharres”.

Ngjarja paraprake

Smajlaj: Një lajm i trishtë për mua sot 

Ngjarja e ardhëshme

Dy të infektuar dhe dy të shëruar me Covid-19 sot në Deçan

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian