U ngrit aktakuzë kundër drejtoreshës së tij, reagon Haskuka

Prokuroria Themelore në Prizren ka ngritur aktakuzë kundër Drejtoreshës së Arsimit të Komunës së Prizrenit, Xhemile Thaçi-Vezgishit, për mos deklarim të pasurisë.

Një ditë pas, ka reaguar kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, me ç’rast aktakuzën e ka quajtur pjesë e kampanjës së orkestruar mediale.

Postimi i tij i plotë:

Drejtoresha Xhemile Thaçi Vezgishi ka derguar emailin me formularin për deklarim të pasurisë në kohë.

Ngritja e aktakuzës kundër saj tregon që kjo nuk ka asgjë të bëjë me ligjin por pjesë e kampanjës së orkestruar mediale. Fundja prokurori aktakuzën nuk ja dërgon drejtoreshës por mediave.

Image
Ngjarja paraprake

UEFA dhe FIFA pritet që të dënojnë Ibrën

Ngjarja e ardhëshme

Në Mateç do të ndërtohet kopsht për fëmijë

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian