U largua drejt Juventusit, Fiorentina: Chiesa si kapiten? Gabuam rëndë!

Drejtori i Fiorentinës, Daniele Prade, ka thyer heshtjen për largimin e Federico Chiesa drejt Juventusit. Një lëvizje e  cila nuk la shumë të kënaqur drejtuesit e ekipit vjolë.

“Një dashuri që nuk është reciproke nuk mund të vazhdojë. Kjo ka ndodhur. Por për ne ka qenë një operacion shumë i mirë në nivel ekonomik dhe sportiv, 60 milionë euro janë shumë në një periudhë si kjo.

“Kemi provuar t’i ofronim rinovimin për të qëndruar me ne, por nuk ka dashur as një 5% që të qëndronte. Ka qenë një problem i trashëguar, kemi përdorur grushtin e hekurt për ta mbajtur sezonin e kaluar, tani duhet të mendonim për të mirën tonë.

“Shiriti i kapiteni kundër Sampdorias? Duke parë si kanë shkuar gjërat, ka qenë një gabim. Callejon? Ka patur shumë oferta dhe na ka zgjedhur ne. Jam i lumtur që kemi atë në vend të Chiesas, kishte shumë oferta”, – tha Prade.

Ngjarja paraprake

Lenjani: Gjithmonë krenari me vesh fanellën e Kombëtares

Ngjarja e ardhëshme

Bregdeti i qytetit Maras në Qipron Turke do të rihapet të enjten

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian