U kritikua për zërin, Melisa u përgjigjet

Melisa Lleshi është njëra nga ish-konkurrentet e “Për’puthen”, e cila pas famës që i dha programi iu fut muzikës.

Por bukuroshja po del të jetë e vetmja deri më tani që po vazhdon të qëndrojë suksesshëm në skenën muzikore.

Ish-konkurrentja ka publikuar disa projekte, të cilat kanë rezultuar mjaft suksesshëm por padyshim kishte nga ata që e kritikuan e mes tyre për zërin duke e akuzuar për “autotune”.

E këtyre kritikave ajo u është përgjigjur në mënyrën më të mirë duke publikuar një video ku dëgjohet teksa këndon këngën e fundit me një vokal fantastik.

“Autotune ju bën të fala”, shkruan Melisa duke ironizuar me kritikuesit ndërsa tutje u propozon ta dëgjojnë atë teksa këndon live para se të flasin.

Image
Image

 

WWW.GAZETA.MK

Ngjarja paraprake

“Dardanët” do t’i organizojnë mirëseardhje të ngrohtë ekipit

Ngjarja e ardhëshme

Telekomi i Serbisë hyn në tregun e Maqedonisë së Veriut

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian