U konfliktuan me një person disa ditë më parë dhe qëlluan në ajër, arrestohen vëllezërit në Korçë

Dy persona të shpallur në kërkim nga policia prej datës 10 Gusht janë arrestuar në Korçë.

Vëllezërit Dhimitër dhe Mateo Dadushi janë konfliktuar mbrëmjen e datës 10 me një person, për motive të dobëta në lagjen nr. 8 të qytetit.

Ndërsa njëri prej tyre ka qëlluar me armë zjarri në ajër dhe janë larguar nga vendngjarja.

Policia ka rënë në gjurmët e tyre dhe janë kapur mbrëmjen e sotme, në qytetin e Pogradecit ku dyshohet se qëndronin prej ditësh të fshehur.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

PSV barazon në Glasgou

Story i radhës

Kurti nga Greqia: Uniteti e vetmja rrugë përpara

Të fundit nga