Dy motra janë akuzuar për vrasje në tentativë,
pasi goditën me thikë një roje sigurie në një dyqan në Chicago, i cili u kishte
kërkuar të vendosnin maskat dhe të përdornin dezinfektuesin, transmeton Gazeta
Sinjali.
Jessica Hill, 21 vjeç
dhe Jayla Hill, 18 vjeç, e goditën rojën e sigurisë, 32 vjeç, 27 herë me thikë,
ka thënë zëdhënësi i policisë Karie James, raporton A2.
Fillimisht, njëra nga
motrat, Jayla, goditi me grusht rojën, ndërsa më pas, pretendohet se Jessica
Hill nxori një thikë dhe nisi të godiste rojën, ka thënë James.
Pavarësisht plagëve të marra, 32-vjeçari arriti të mbajë motrat derisa të vinte policia. Ai u shtrua në spital në gjendje të rëndë shëndetësore. /Gazeta Sinjali/