U kap pa maskë nga liqeni, policia shoqëron ish-deputetin Kastriot Islami

Ish-deputeti Kastriot Islami është shoqëruar në polici.

Burimet bëjnë me dije se ish-deputeti është shoqëruar për mos mbajtje të maskës.

Siç raporton News24, policia ka shoqëruar Islamin, pasi ky i fundit nuk ka respektuar rregullat e vendosura nga qeveria, ndaj pandemisë së koronavirusit.

Islami ka qenë tek diga e liqeni artificial kur është ndaluar nga policia.

Efektivët e policisë pretendojnë se Islami nuk ka paraqitur as dokument identifikimi.

Qeveria shqiptare ka vendosur si rregull mbajtjen e maskës në publik nga ana e qytetarëve, me qëllim parandalimin e përhapjes së mëtejshme të Covid-19.

Ngjarja paraprake

Elezaj pyet qytetarët e Klinës nëse duhet të dekorohet qyteti këtë fundvit

Ngjarja e ardhëshme

“Kemi super brez, Shqipëria do të jetë pjesë e rëndësishme e futbollit europian”

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian