U kap me arsenal armësh në Portin e Durrësit, 53-vjeçari: Me snajperin do të stërvitesha në poligon, çiften e kisha për gjueti

Selman Sajçi, 53-vjeçari nga Kosova që u arrestua në Portin e Durrësit një ditë më parë me arsenal armësh duke hyrë në Shqipëri, ka deklaruar në polici se nuk ka patur qëllime kriminale.

Klan News raporton se 53-vjeçari ka thënë në dëshminë e tij që armën e gjahut e kishte për përdorim personal për gjueti.

Ndërsa snajperin, sipas dëshmisë së tij në polici, do ta përdorte në poligon për t’u stërvitur.

Në automjetin e tij u gjetën 3 armë zjarri dhe mbi 1300 fishekë luftarakë dhe 800 për armë gjahu. Pasi kaloi për kontroll në vijën e dytë, uniformat blu zbuluan një pistoletë, një snajper dhe një armë gjahu.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Nuk do të jetë i lehtë për ta, shenja e horoskopit që do të ketë një 2023 plot sfida

Story i radhës

Ky është serbi i tretë, ndaj të cilit vendosi sanksione Britania e Madhe

Të fundit nga