U kap me 20 kg kokainë në Itali/ Kush është Agim Kajmaku, qëndroi kryebashkiak vetëm për disa ditë!

Ish kryebashkiaku i Vorës Agim Kajmaku është kthyer sërish në qendër të vëmendjes për shkak të problemeve me drejtësinë dhe këtë herë jo me atë shqiptare, por me drejtësinë italiane. Kajmaku është arrestuar nga karabinierët teksa kishte me vete 20 kg kokainë.

Por kush është Agim Kajmaku

Emri i tij doli në skenën politike në zgjedhjet lokale të vitit 2019, që u zhvilluan me vetëm një parti pasi opozita vendosi të bojkotojë procesi. Kryeministri Edi Rama e kandidoi atë për postin e kryebashkiakut të Vorës ku do të fitonte këtë post në një garë pa rival por për të mos gëzuar për shumë kohë.

Përmes një denoncimi Partia Demokratike zbuloi se ai kishte qenë i dënuar në Greqi për falsifikim parash, të cilin duhet ta kishte deklaruar në formularin e dekriminalizimit, gjë e cila nuk kishte ndodhur.  Komisioni Qendror i Zgjedhjeve e shkarkoi nga detyra dhe menjëherë Policia e shpalli në kërkim.

Në ditën që u shkarkua nga KQZ-ja ai firmosi shkarkimin nga detyra të dy nënkryetarëve të bashkisë, firmë e cila i rëndoi pozitën, pasi u akuzua edhe për përdorim të postit pas lirimit.

Pasi qëndroi 8 muaj në arrati, Agim Kajmaku u arrestua në një spital privat ku kishte shkuar për problem shëndetësore. Por një ditë pas arrestimit, në 8 korrik 2020 Gjykata e Apelit liron ish krye-bashkiakun e Vorës.

Apeli caktoi ‘detyrim paraqitje’ për Kajmakun pasi vetë Prokuroria, konkretisht prokurorja Arta Marku kërkoi zbutjen e masës së sigurisë. Kajmaku vuan nga disa sëmundje dhe kjo me sa duket ka ndikuar në zbutjen e masës së sigurisë.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Kina mbështet bisedimet midis Rusisë dhe Ukrainës

Story i radhës

​Sonte ndeshja e Kombëtares së Kosovës dhe Greqisë

Të fundit nga