U goditën nga vetura në Veternik, djali lirohet nga spitali – nëna në gjendje të rëndë

Dy këmbësor janë goditur nga vetura duke marrë lëndime trupore.

Rasti ka ndodhur dje rreth orës 11:40 në Veternik në dalje të Prishtinës.

Të lënduarit mes vete janë nënë dhe bir, të cilët janë dërguar për trajtim në Qendren Klinike dhe Universitare të Kosovës.

Lidhur me gjendjen e tyre detaje ka dhënë mjeku kujdestar në QKUK, Naser Syla.

Ai tha se djali është liruar nga trajtimi ndërkaq nëna është në gjendje të rëndë.

“Djali është liruar nga trajtimi mjekësor. Nuk ka pasur lëndime të rënda dhe gjendja e tij ka qenë stabile. Ai është marrë nga policia dhe është dërguar në strehimore. Ndërkaq gruaja po e vazhdon trajtimin dhe është në gjendje të rëndë”.

Ngjarja paraprake

E konfirmon UEFA, finalja e Ligës së Evropës zhvillohet me spektatorë

Ngjarja e ardhëshme

I pari që nxori zbuluar Melisën dhe Andin, Fationi i dërgon një mesazh çiftit

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian