U dënua me 6 vite burg për mashtrim, Apeli merr vendim për ish-prefektin e Lezhës

Gjykata e Apelit në Shkodër ka lënë në fuqi dënimin me burg për ish-prefektin e komanduar të Lezhës, njëherazi dhe ish-sekretar i Përgjithshëm i këtij institucioni, Altin Jaku.

Ai është shpallur fajtor për akuzën e “Mashtrimit” dhe nga Gjykata e Shkallës së parë në Lezhë ishte dënuar me 6 vite burg në vitin 2017, ndërsa Apeli i uli 1 vit heqje lirie, duke e dënuar përfundimisht me 5 vite burg. Sipas dosjes hetimore, Jaku akuzohet se iu ka marrë shtetasve A. Baruti dhe Gj. Kola një sasi të madhe parash, gjatë kohës kur ka qenë drejtor i një filiali banke të nivelit të dytë në Lezhë.

I gjithë procesi gjyqësor, ndaj ish-prefektit të Lezhës është zhvilluar në mungesë, pasi ai ka humbur gjurmët para se dosja të kalonte për gjykim.

Nga hetimet ka rezultuar se ka qenë data 28 gusht 2015, ku A. Baruti është paraqitur në degën e bankës dhe ka kërkuar informacion në lidhje me një depozitë me afat, duke paraqitur edhe certifikatën e depozitës.

Nga një shikim i shpejtë ka rezultuar se certifikata, megjithëse e printuar në letrën që banka përdor, nuk kishte formatin e përdorur nga banka dhe në sistem nuk është regjistruar asnjë depozitë me afat për A. Barutin, fakt që i është bërë me dije nga punonjësit e bankës.

Pasi është ankuar disa herë tek banka në fjalë dhe nuk ka gjetur zgjidhje, shtetasi në fjalë i është drejtuar Drejtorisë Qendrore të Bankës në Tiranë, duke bërë prezent shqetësimin e tij në lidhje me mungesën e depozitës.

Ai ka bërë me dije se certifikata e depozitës është firmosur nga drejtori i Degës së Bankës në qytetin e Lezhës Altin Jaku. Teksa ka rënë në dijeni të këtij fakti banka ka hetuar rastin dhe nga informacioni i mbledhur ka konstatuar se llogaria ishte e përbashkët e bashkëshorteve Baruti.

Materialet në lidhje me rastin u referuan në prokurorinë e Lezhës nga vetë banka dhe pas hetimeve ka rezultuar se certifikata e depozitës ka qenë e falsifikuar për këtë rast.

Po ashtu nga hetimi është zbuluar dhe një rast tjetër i kësaj natyre, ku rezulton se shtetasve A. Baruti dhe Gj. Kola iu janë zhdukur paratë nga banka përmes disa transfertave për të cilat është provuar se përgjegjës për këto veprime ka qenë ish-prefekti i Lezhës Altin Jaku.

Ngjarja paraprake

Në ora 11:00 takohen sekretarët e partive politike shqiptare në RMV

Ngjarja e ardhëshme

Rrjedha e bombardimeve të NATO-s kundër Jugosllavisë

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian