u bllokuan nga bora shpetohen personat qe ngecen ne malet e osogoves 65a0fa8376ca6

U bllokuan nga bora, shpëtohen personat që ngecën në malet e Osogovës

January 12, 2024
1 minut lexim

Janë shpëtuar persona që mbrëmë me automjet kanë ngecur në dëborë në afërsi të Ponikvës, informojnë mëngjesin e sotëm nga Qendra për Menaxhimin e Krizave.

Siç sqarojnë nga QMK, të ngecurit në dëborë në afërsi të Ponikvës në Malet e Osogovës janë dërguar në vend të sigurt, ndërsa automjeti është nxjerrë nga dëbora.

“Kjo është informata e shkurtër nga terreni pas operacionit të shpëtimit të shërbimit malor të shpëtimit vullnetar “Osogovë” nga Koçani, MPB-së dhe subjekteve dhe qytetarëve të tjerë të angazhuar. Konkretisht, dje në ora 17:45 është marrë informacion për persona të ngecur me një automjet për terren në dëborë në Ponikavë, malet e Osogovës. QKM-ja ka kontaktuar menjëherë SHMSHV “Osogovë”, ndërsa në vendin ku kanë ngecur personat është dërguar një ekip i MPB-së me një automjet për terren. Zjarrfikësit ishin gati, nëse kishte nevojë për ta. Operacioni i djeshëm i shpëtimit u krye me sukses dhe në kohë, pavarësisht motit të ftohtë dhe me borë”, shtojnë nga QMK-ja

Burimi: tv21

MARKETING

RENT A CAR

kosova ka blere nga nje anti tank amerikan per cdo tank te serbise 65a0fa7a02bab
Story i mëparshëm

Kosova ka blerë nga një anti-tank amerikan për çdo tank të Serbisë

mpb regjistron 136 shkelje te rregullave te trafikut ne shkup 65a0fb6a1ffb7
Story i radhës

MPB regjistron 136 shkelje të rregullave të trafikut në Shkup

Të fundit nga

ShkoLartë