“U arrestua kunati i Vis Martinajt”, detaje nga aksioni në shtëpinë e bosit të lojërave të fatit

Gazetari i Euronews, Eni Ferhati, ka zbuluar detaje të reja në lidhje me aksionin e ndërmarrë nga FNSH dhe Renea, këtë të hënë, në banesën e bosit të lojërave të fatit Ervis Martinaj.

Ferhati tha se ditët e fundit ka një rritje të vëmendjes nga strukturat ligjzbatuese ndaj familjarëve dhe të afërmve të Vis Martinaj.

Ai zbuloi se para disa ditësh është arrestuar kunati i Martinaj për armëmbajtje pa leje, ndërkohë që një tjetër person i afërt është shoqëruar pasi po lëvizte me makinë të blinduar.-

“T’iu jap dhe një informacion tjetër, ditët e fundit duket sikur ka një vëmendje të shtuar ndaj njerëzve të Ervis Martinaj. Pak ditë më parë është arrestuar kunati i tij për armëmbajtje pa leje, një person tjetër i afërt është shoqëruar në polici pasi lëvizte me një automjet të blinduar’, tha gazetari në Euronews Albania.

Teksa ende nuk ka një reagim zyrtar nga policia në lidhje me kontrollet e ushtruara në banesën e Ervis Martinaj, gazetari shtoi pyetjen pse prokuroria ka urdhëruar me kaq vonesë një kontroll të banesës së tij.

“Sot ajo që mund të themi është fakti se hetimi është i shtrirë ne kohë dhe në hapësirë. Në këtë rast unë shtroj pyetjen pse prokuroria ka urdhëruar me kaq vonesë një kontroll të banesës së Ervis Martinaj, ku jemi në kushtet që që prej 8 gushtit ai rezulton i zhdukur dhe për të ka një çështje penale. Është e vërtetë që është një veprim procudorial, por është një vepri i vonuar, nëse policia mendon se në funksion të hetimit.

Unë jam përpjekur të kuptoj me urdhër të kujt janë bërë këtë kontrolle, pasi Ervis Martinaj është çështje e SPAK, por zhdukja e tij po hetohet nga prokuroria e Kurbinit”, tha Ferhati.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

​Dortmundi do të humbasë talentin 18-vjeçar pa kompensim?

Story i radhës

“Nuk duhet të ketë barrikada në asnjë rrugë”, Qeveria jep detaje për takimin e Kurtit me komandantin e KFOR-it dhe shefin e EULEX-it

Të fundit nga