Twitter ia bllokon përgjithmonë llogarinë Trumpit

Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës i është shlyer përgjithmonë llogaria në Twitter.

Ngjarjet që ndodhën në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në Kongresin Amerikan në Capitol Hill, kanë bërë që disa rrjete sociale të reagojnë duke fshirë përkohësisht llogarinë e presidentit amerikan.

Të parët që e bënë këtë ishin Twitter të cilët e kishin suspenduar për një kohë llogarinë Trump, por pas tyre këtë e bëri edhe Facebook.

Twitter mbrëmë ka marrë një vendim edhe më të vështirë.

“Pasi bëmë një rishikim të “tweetave” të fundit në llogarinë e @realDonaldTrump dhe përmbajtën e tyre ne kemi fshirë përgjithmonë llogarinë e tij për shkak të nxitjes se rrezikut për dhunë tjetër”, shkruan në deklaratën e Twitter.

Të martën, Presidenti i SHBA-së, disa herë kishte bërë thirrje në rrjetet sociale për dhunë në Kongres, ditën kur edhe do të certifikohej fitorja e presidentit të zgjedhjur, Joe Biden.

/GazetaSinjali/

Ngjarja paraprake

Nicki Minaj paguan mijëra dollarë si dëmshpërblim

Ngjarja e ardhëshme

Milani rikthehet te pista Belotti, shihet si pasuesi ideal i Ibrahimoviç

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian