Twitter eksperimenton me një opsion “downvote”

Twitter mori një feedback pozitiv në Korrik të vitit të kaluar në lidhje me butonin eksperimental “downvote” dhe tani kompania ka nisur ta testojë në mbarë botën.

Rrjeti social tha se numri i “downvote” që merr një postim nuk do të jetë i dukshëm për publikun. Kompania testoi disa versione ku disa panë butonët “upvote” dhe “downvote” ngjitur me opsionin e pëlqimit.

Një version i tretë tregonte ikona të gishtit lart dhe poshtë. Sipas Twitter ata përdorues që klikonin butonin “downvote” e bënin sepse postimi mund të kishe qenë fyes ose se përmbajtja e tij ishte e parëndësishme për ta.

Reddit ka përdorur këtë funksion që prej 2005 madje edhe Facebook provoi në 2018-ën por që nuk u bë i përhershëm si opsion.

Pëlqimet, jo-pëlqimet, downvote apo reagime me emoji sipas kritikëve të medias sociale ose e përmirësojnë eksperiencën ose i bëjnë bisedat më toksike. /PCWorld Albanian

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

MPB Maqedoni zbulon mbi 20 automjete që transportojnë nxënës në shkolla

Story i radhës

SHBA vendos kufizime vizash për shumë shtetas bjellorusë

Të fundit nga