Tv grek: Në veri të Shqipërisë falsifikohen rezultatet e tamponëve! Në Greqi po vijnë të infektuar me Covid

Një grup falsifikatorësh në veri të Shqipërisë ka ngritur në këmbë një indrustri më vete të falsifikimit të raporteve për testimet e Covid dhe për më tepër, këto raporte po përdoren nga persona me Covid për të kaluar drejt territorit të Greqisë.

Denoncimi është bërë nga televizioni grek ‘Star Neës’, i cili shkruan se persona të ndryshëm po falsifikojnë tamponët përmes këtij grupi falsifikatorësh, me qëllim që të vijnë në Greqi për t’u mjekuar. Po sipas televizionit grek, kjo ndodh për shkak se shumë qytetarë shqiptarë nuk duan të kurohen në Shqipëri pasi nuk kanë besim tek sistemi shëndetësor.

Madje televizioni ka përcjellë dhe disa telefonata ku vihet në dukje skema. Një burrë pyet një grua se ku do të ikë dhe përse i duhet tamponi. Gruaja i thotë se do të shkojë në Gjermani dhe se jeton në Lezhë. Burri më pas i thotë që duhet të vijë në Shkodër që të marrë dokumentin për tamponin (i falsifikuar).

Kujtojmë se disa ditë më parë një grua 20-vjeçare shqiptare u përpoq të kalontenë Greqi nga pika e Kakavijës me një provë molekulare (PCR) të rremë, por u vu re shpejt dhe për të shmangur arrestimin ajo iku.

Policia krahasoi dokumentet dhe kuptoi mashtrimin. Sipas medias greke, autoritetet shqiptare madje kanë filluar një hetim mbi përfshirjen e oficerëve të policisë në çështje.

Pas zbulimit të të tilla rasteve, Greqia vendosi ditën e djeshme të mbyllë pikën kufitare të Kapshticës, duke lënë të hapur vetëm atë të Kakavijës, e cila është e pajisur me mjekë që kryejnë teste të shpejta Covid.

Ngjarja paraprake

Sulmuesi i Real Madridi, pozitiv me COVID-19

Ngjarja e ardhëshme

Kjo është shenja më xheloze e horoskopit

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian