Turqia shpreh shqetësim për ngjarjet në Kirgistan

Turqia shprehu sot shqetësim të thellë rreth zhvillimeve pas zgjedhjeve parlamentare të së dielës në Kirgistan, transmeton Anadolu Agency (AA).

“Ne jemi thellësisht të shqetësuar për zhvillimet pas zgjedhjeve parlamentare të zhvilluara në Kirgistan në 4 Tetor 2020”, thuhet në një kumtesë të Ministrisë së Punëve të Jashtme (MPJ) të Turqisë.

“Është dëshira jonë më e sinqertë që të parandalojmë përshkallëzimin e këtyre zhvillimeve dhe të tejkalohen dallimet në mendimet dhe qëndrimet në lidhje me zgjedhjet brenda rendit kushtetues me konsensus shoqëror dhe mendje të shëndoshë”, theksohet në kumtesë.

Nga MPJ-ja turke thonë se Turqia nuk dyshon që Kirgistani ka pjekurinë politike për të zgjidhur këto çështje me mendje të shëndoshë dhe në solidaritet me popullin e tij.

“Ne besojmë fuqimisht se populli-vëlla kirgiz dhe të gjitha grupet politike do të veprojnë në unitet dhe solidaritet për paqen dhe prosperitetin e Kirgistanit në këtë periudhë të ndjeshme”, thuhet në kumtesë.

Të hënën, organi zgjedhor i Kirgistanit njoftoi rezultatet e para zyrtare të zgjedhjeve të mbajtura të dielën për të zgjedhur 120 anëtarët e rinj të parlamentit.

Sipas rezultateve preliminare, pjesëmarrja e votuesve ishte rreth 55 për qind dhe katër parti politike nga 16 kaluan pragun zgjedhor prej 7 për qind për të hyrë në parlament: Partia Birimdik (Unitetit), Partia Mekenim Kirgistan (Kirgistani i Vendlindjes), Partia e Kirgistanit dhe Butun (Të gjitha) Partia Kirgistan.

Demonstruesit hynë në parlament dhe në ndërtesa të tjera zyrtare, u përplasën me policinë dhe kërkuan një votim të ri. Komisioni zgjedhor i Kirgistanit të martën njoftoi se anuloi rezultatet e zgjedhjeve parlamentare.

Një person humbi jetën gjatë protestave dhe rreth 600 persona raportohet se janë plagosur.



.. .

Ngjarja paraprake

Vret të dashurën, tenton të fshehë provat duke djegur trupin e aktivistes së të drejtave

Ngjarja e ardhëshme

Barcelona fal lojtarin, drejtuesit dështojnë ndaj zgjuarsisë së PSG

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian