Turqia shpëton 25 azilkërkues në Egje

Së paku 25 azilkërkues të bllokuar nga autoritetet greke në ujërat territoriale turke u shpëtuan sot herët në mëngjes, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas një deklarate nga Komanda e Rojës Bregdetare, ekipet u dërguan në zonë kur mësuan se ka azilkërkues në dy varka shpëtimi në brigjet e rrethit Çeşme në provincën turke Izmir.

Ekipet i shpëtuan azilkërkuesit në Detin Egje dhe ata u dërguan në zyrën e migracionit.

Turqia ka qenë një pikë kyçe tranziti për azilkërkuesit që synojnë të kalojnë në Evropë për të filluar jetë të re, veçanërisht ata që ikin nga lufta dhe persekutimi.



.. .

Ngjarja paraprake

19 pacientë me COVID-19 po trajtohen në spitalin e Pejës, gjashtë në gjendje të rëndë

Ngjarja e ardhëshme

Rastet me COVID-19 në Amerikën Latine tejkalojnë shifrën 10 milionë

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian