Turqia shpëton 12 azilkërkues të bllokuar në Egje

Rojet bregdetare turke të martën shpëtuan 12 azilkërkues të cilët ishin bllokuar në gjirin Gedik në provincën Mugla të rrethit Marmaris, transmeton Anadolu Agency (AA).

Ekipet e Rojës bregdetare u dërguan në zonë pasi azilkërkuesit kërkuan ndihmë. Ekipet transferuan azilkërkuesit në varkën e rojes bregdetare dhe i sollën në breg.

Azilkërkuesit u sollën në portin Marmaris dhe u transferuan në zyrën provinciale të migracionit. Rojet bregdetare turke shpëtuan gjithashtu shtatë azilkërkues të tjerë, sipas burimeve të sigurisë.

Pasi motori i gomones së tyre u prish në det, azilkërkuesit morën rrugën për në një ishull të vogël, theksuan burimet.

Pasi ata thirrën për ndihmë, roja bregdetare u dërgua në zonën nga rrethi Bodrum në jugperëndim të Mugla-s.



.. .

Ngjarja paraprake

Ronaldo vështirë se mund të luajë ndaj Barcelonës, çfarë thotë protokolli i UEFA-s

Ngjarja e ardhëshme

E dehur nga ndeja e ditëlindjes, Cardi B poston aksidentalisht foto nudo

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian