Turqia shpëtoi 29 migrantë të rrahur nga ushtarët grekë

Ministria turke e Mbrojtjes ka bërë të ditur se forcat turke të sigurisë shpëtuan 29 migrantë të parregullt të cilën ishin rrahur dhe u ishin marrë gjërat e tyre nga ushtarët grekë, transmeton Anadolu Agency (AA).

“Në ngjarjen më të fundit, 29 migrantë të parregullt u rrahën brutalisht nga ushtarët grekë. Paratë, telefonat dhe madje edhe këpucët e tyre u konfiskuan”, thuhet në deklaratë.

Migrantët ishin bllokuar në një ishull të vogël afër brigjeve të lumit Maritsa që ndan Greqinë dhe Turqinë.

“Në dëshminë e tyre, migrantët raportuan se ata ishin rrahur dhe të gjitha gjërat e tyre u morën me forcë nga autoritetet greke të cilët më pas u përpoqën t’i dërgonin me forcë në Turqi”, theksohet në deklaratë.

Turqia ka qenë një pikë e rëndësishme transiti për azilkërkuesit që duan të kalojnë në Evropë për të filluar jetë të reja, veçanërisht ata që ikin nga lufta dhe persekutimi.

Turqia strehon rreth 4 milionë refugjatë, përfshirë mbi 3,6 milionë sirianë, më shumë se çdo vend tjetër në botë.



.. .

Ngjarja paraprake

ASH-AAA: Protestuesit u nxitën nga policia

Ngjarja e ardhëshme

Burrat e martuar me këto shenja horoskopi janë më të lumtur

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian