Turqia regjistron 2.319 raste të reja me COVID-19

Turqia raportoi 2.319 raste të reja me koronavirusin e ri (COVID-19) dhe 1.581 të shëruar gjatë 24 orëve të fundit, njoftoi Ministria e Shëndetësisë e vendit, transmeton Anadolu Agency (AA).

Numri i përgjithshëm i rasteve në vend tani qëndron në 370.832, ndërsa numri i të shëruarve në 320.762, sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë.

Ndërkaq, 132.416 teste të tjera janë kryer gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e përgjithshëm në mbi 13,74 milionë.

Numri i të vdekurve nga virusi arriti në 10.099, me 72 viktima të reja.

Shifrat gjithashtu treguan se numri i pacientëve në gjendje kritike tani qëndron në 1.916, ndërsa 5 për qind vuajnë nga pneumonia.

Ndërkohë, në një deklaratë në Twitter, ministri i Shëndetësisë, Fahrettin Koca, kërkoi nga qytetarët të ulin kontaktet, duke përsëritur kërkesën e tij që ata të mbështesin luftën kundër koronavirusit.



.. .

Ngjarja paraprake

Cana: Kërkesa për shtretër në Klinikën Infektive, rëndon punën e stafit mjekësor

Ngjarja e ardhëshme

Histori erotike: Ja çfarë më bëri fshatarja e etur për seks (+18)

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian