Turqia reagon ndaj përdorimit të armëve kimike nga forcat e regjimit në Siri

Ministria e Jashtme e Turqisë deklaroi se përdorimi i armëve kimike në rajonin Saraqib në Siri në shkurt 2018 nga forcat e regjimit përbën një shkelje të rëndë të ligjit ndërkombëtar dhe përsëriti thirrjen e saj që përgjegjësit e sulmeve të mos mbeten pa ndëshkim, transmeton Anadolu Agency (AA).

Ministria publikoi një deklaratë me shkrim lidhur me raportin e dytë që Ekipi i Hetimit dhe Përcaktimit të Organizatës për Ndalimin e Armëve Kimike (OPCW) ka përgatitur për sulmet kimike në Siri.

Në raportin e dytë të datës 12 prill të OPCW-së, është përcaktuar se sulmi me gaz klorin më 4 shkurt 2018 në rajonin Saraqib është kryer nga forcat e regjimit të Assadit, thuhet në deklaratën e ministrisë, theksohet se “Ekipi i Hetimit dhe Përcaktimit ka zbuluar përgjegjësinë e regjimit edhe në një sulm tjetër kimik”.

Në deklaratë më tej vihet në dukje që përdorimi i armëve kimike, krahas se është shkelje e rëndë e Marrëveshjes për Armët Kimike, gjithashtu është një krim lufte dhe kundër njerëzimit.

“Me këtë rast përsërisim thirrjen tonë se nuk duhet të mbesin pa u ndëshkuar përgjegjësit e këtyre sulme që përbëjnë një shkelje të rëndë të ligjit ndërkombëtar. Turqia do të vazhdojë të mbështesë përpjekjet kryesisht të OKB-së dhe OPCW-së për të siguruar llogaridhënien në Siri”, theksohet në deklaratë.

OPCW në raportin e publikuar më 12 prill, deklaroi se forcat ajrore të lidhura me regjimin e Bashar al​​​​​​​ Assadit kanë përdorur të paktën një bombë cilindër në sulmin ajror që kanë kryer në Saraqib më 4 shkurt 2018.

Po ashtu ishte bërë e ditur se bomba cilindër që u përdor në sulm ka përhapur gaz sarin dhe se ka ndikuar në një zonë të gjerë.

Ekipi i Hetimit dhe Përcaktimit i formuar në vitin 2018 nga OPCW, raportin e tij të parë që përcakton sulmet kimike në Siri e ka publikuar në vitin 2020.



.. .

Ngjarja paraprake

Kore e Jugut, rritja më e madhe e të infektuarve me COVID-19 për tre muaj

Ngjarja e ardhëshme

​Banka Qendrore Evropiane: Vaksinimi prioritet kyç për rimëkëmbjen e ekonomisë

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian