Turqia raporton mbi 31 mijë raste të reja me COVID-19

Turqia raportoi 31.712 infeksione të tjera me koronavirus (COVID-19) gjatë 24 orëve të fundit, duke përfshirë 6.213 pacientë simptomatikë, sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Ndërkaq, 5.846 pacientë janë shëruar ditën e kaluar, duke e çuar numrin në 447.361, ndërsa numri i të vdekurve u rrit në 15.531 me 217 viktima të reja.

Në gjithë vendin janë kryer 204.411 teste të tjera për COVID-19, duke e çuar totalin në mbi 20,29 milionë.

Numri i pacientëve në gjendje kritike tani qëndron në 5.901, megjithëse shkalla e rritjes së rasteve të rënda është në rënie.

Duke folur pas takimit të Bordit Këshillimor Shkencor të Koronavirusit, ministri turk i Shëndetësisë, Fahrettin Koca, tha: “Ka një rritje mbi pesëfish në numrin ditor të rasteve me COVID-19 dhe 55 për qind rritje të vdekjeve krahasuar me kulmin e mëparshëm në prill”.

Turqia do të marrë 50 milionë vaksina kundër COVID-19 në faza duke filluar nga ditët e ardhshme, shtoi Koca.



.. .

Ngjarja paraprake

Stolisja e kryeqytetit, që po e shijojnë vetëm policët

Ngjarja e ardhëshme

Zaev: Jemi në vendin e dytë sipas indeksit për integritet në sektorin e mbrojtjes

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian