Turqia raporton 20.428 raste të reja me COVID-19

Turqia gjatë 24 orëve të fundit ka regjistruar 20.428 raste të tjera të koronavirusit të ri (COVID-19), përfshirë 965 pacientë simptomatikë, me çka numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara me këtë virus në vend ka tejkaluar shifrën 3 milionë milionë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, numri i viktimave është rritur në 30.061, me 102 viktima të regjistruara brenda ditës së fundit.

Gjithashtu, 17.615 pacientë të tjerë fituan betejën kundër koronavirusit, duke e çuar në mbi 2,82 milionë numrin e përgjithshëm të pacientëve të shëruar nga virusi.

Që nga shpërthimi i pandemisë, autoritetet shëndetësore kanë kryer mbi 36,35 milionë teste të dyshuara për COVID-19, përfshirë 189.906 teste të kryera gjatë ditës së fundit.

Shifrat e fundit tregojnë se numri i pacientëve me COVID-19 që janë në gjendje kritike aktualisht është 1.568.

Që nga fillimi i fushatës masive të vaksinimit më 14 janar, në mbarë Turqinë janë administruar mbi 13,06 milionë doza të vaksinës, prej të cilave mbi 8 milionë kanë marrë dozat e para dhe mbi 5 milionë dozat e dyta.



.. .

Ngjarja paraprake

Cikalleshi me kërkesë publike për yllin shqiptar nga Kosova: Të duam në Kombëtaren e Shqipërisë

Ngjarja e ardhëshme

”Unë e di se si ndiheni”, Princi Harry shkruan një letër rreth fëmijëve që përballen me humbjen e prindërve

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian