Turqia raporton 2.322 raste të reja dhe 1.703 të shëruar nga COVID-19

Turqia raportoi 2.322 raste të reja me koronavirusin e ri (COVID-19) dhe 1.703 të shëruar gjatë 24 orëve të fundit, njoftoi Ministria e Shëndetësisë e vendit, transmeton Anadolu Agency (AA).

Numri i përgjithshëm i rasteve në vend tani qëndron në 373.154, ndërsa numri i të shëruarve në 322.465, sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë.

Ndërkaq, 136.525 teste të tjera janë kryer gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e përgjithshëm në mbi 13,87 milionë.

Numri i të vdekurve nga virusi arriti në 10.177, me 78 viktima të reja.

Shifrat gjithashtu treguan se numri i pacientëve në gjendje kritike tani qëndron në 1.966, ndërsa 5 për qind vuajnë nga pneumonia.

Ndërkohë, në një deklaratë në Twitter, ministri i Shëndetësisë, Fahrettin Koca, tha se lufta kundër koronavirusit bazohet në zbatimin e masave, qoftë në aspektin individual apo kolektiv.



.. .

Ngjarja paraprake

Pse Lionel Messi nuk ka Twitter?

Ngjarja e ardhëshme

Bim Bimma ka një këshillë për Capital T lidhur me këngën e re

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian