Turqia raporton 2.165 raste të reja dhe 1.493 të shëruar nga COVID-19

Turqia raportoi 2.165 raste të reja me koronavirusin e ri (COVID-19) dhe 1.493 të shëruar gjatë 24 orëve të fundit, njoftoi Ministria e Shëndetësisë e vendit, transmeton Anadolu Agency (AA).

Numri i përgjithshëm i rasteve në vend tani qëndron në 357.693, ndërsa numri i të shëruarve në 311.520, sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë.

Ndërkaq, 115.979 teste të tjera janë kryer gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e përgjithshëm në rreth 13 milionë.

Numri i të vdekurve nga virusi arriti në 9.658, me 74 viktima të reja, ndërsa numri i pacientëve në gjendje kritike tani qëndron në 1.648.

Mbajtja e maskave është e detyrueshme në të gjitha vendet publike dhe hapësirat e hapura në Turqi.



.. .

Ngjarja paraprake

Filipçe: Laboratorët për Kovid 19 të stërngarkuar, po kërkojmë zgjidhje

Ngjarja e ardhëshme

“Me shokun e zemrës”, Rudina e lumtur në krahët e Markut

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian