Turqia raporton 1.958 raste të reja dhe 1.424 të shëruar nga COVID-19

Turqia raportoi 1.958 raste të reja me koronavirusin e ri (COVID-19) dhe 1.424 të shëruar gjatë 24 orëve të fundit, njoftoi Ministria e Shëndetësisë e vendit, transmeton Anadolu Agency (AA).

Numri i përgjithshëm i rasteve në vend tani qëndron në 349.519, ndërsa numri i të shëruarve ka arritur në 305.427, sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë.

Numri i të vdekurve nga virusi arriti në 9.371, me 75 viktima të reja.

Ndërkaq, 116.249 teste të tjera janë kryer gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e përgjithshëm në mbi 12,52 milionë.

Shifrat gjithashtu treguan se numri i pacientëve në gjendje kritike tani qëndron në 1.447, ndërsa 5,6 për qind vuajnë nga pneumonia.

Ministri turk i Shëndetësisë, Fahrettin Koca, shkroi në Twitter se “është e vështirë të arrihet sukses pa e ulur numrin e pacientëve në gjendje kritike”, duke i bërë thirrje kombit turk të ndjekë masat për parandalimin e përhapjes së virusit.



.. .

Ngjarja paraprake

Shpartallohet Alternativa në Tetovë, jep dorëheqje kryetari dhe gjithë dega (FOTO)

Ngjarja e ardhëshme

​Zbulohet sekreti: Angelina Jolie po shkruan një libër mbi të drejtat e njeriut

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian