Turqia raporton 1.693 raste të reja me COVID-19

Turqia raportoi 1.693 raste të reja me koronavirusin e ri (COVID-19) dhe 1.311 të shëruar gjatë 24 orëve të fundit, njoftoi Ministria e Shëndetësisë e vendit, transmeton Anadolu Agency (AA)

Numri i përgjithshëm i rasteve në vend tani qëndron në 342.143, ndërsa numri i të shëruarve në 299.679, sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë.

Ndërkaq, 116.103 teste të tjera janë kryer gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e përgjithshëm në mbi 12,07 milionë.

Numri i të vdekurve nga virusi arriti në 9.080, me 66 viktima të reja.

Shifrat gjithashtu treguan se numri i pacientëve në gjendje kritike tani qëndron në 1.408, ndërsa 5,9 për qind vuajnë nga pneumonia.



.. .

Ngjarja paraprake

Jonuz i jep fund papunësisë

Ngjarja e ardhëshme

Ardian Bujupi zbulon planet për projektet e reja

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian