Turqia raporton 1.614 raste të reja dhe 1.301 të shëruar nga COVID-19

Turqia raportoi 1.614 raste të reja me koronavirusin e ri (COVID-19) dhe 1.301 të shëruar gjatë 24 orëve të fundit, njoftoi Ministria e Shëndetësisë e vendit, transmeton Anadolu Agency (AA).

Numri i përgjithshëm i rasteve në vend tani qëndron në 337.147, ndërsa numri i të shëruarve në 295.658, sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë.

Ndërkaq, 115.605 teste të tjera janë kryer gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e përgjithshëm në mbi 11,7 milionë.

Numri i të vdekurve nga virusi arriti në 8.895, me 58 viktima të reja.

Shifrat gjithashtu treguan se numri i pacientëve në gjendje kritike tani qëndron në 1.417, ndërsa 5,9 për qind vuajnë nga pneumonia.

“Ka një rënie në shkallën e vendeve të zëna në kujdesin tonë intensiv këtë javë. Shkalla e pneumonisë tek pacientët ka rënë gjithashtu krahasuar me javën e kaluar”, shkroi ministri turk i Shëndetësisë, Fahrettin Koca.

Ai gjithashtu theksoi se kur masat parandaluese zbatohen me ndërgjegje nga të gjithë, kombi do të shohë rezultate.

“Ne do të kemi sukses së bashku, mbështetemi në këtë”, shtoi ai.



.. .

Ngjarja paraprake

Komplikohet situata për “Messin” e Realit, në janar do të rikthehet në Madrid

Ngjarja e ardhëshme

Raketat e reja hepersonike të Penianit nuk mund të kapen nga radat amerikanë të Seulit

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian