Turqia raporton 1.511 raste të reja dhe 1.229 të shëruar nga COVID-19

Turqia gjatë 24 orëve të fundit ka raportuar 1.511 raste të tjera të koronavirusit të ri (COVID-19), si dhe 1.229 pacientë të shëruar nga virusi, transmeton Anadolu Agency (AA).

Ministria turke e Shëndetësisë bëri të ditur se numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara me koronavirus në vend ka shkuar në 327.557 , duke përfshirë 287.599 pacientë të shëruar.

Numri i të vdekurve nga pandemia në Turqi u rrit në 8.553, përfshirë 55 viktima të regjistruara gjatë 24 orëve të fundit.

Autoritetet shëndetësore kryen 112.421 teste për COVID-19 gjatë ditës së fundit, duke e çuar në mbi 11 milionë numrin e përgjithshëm të testeve të kryera në Turqi.

Të dhënat gjithashtu thonë se numri i pacientëve në gjendje kritike tani qëndron në 1.414, ndërsa 6,2 për qind e pacientëve këtë javë vuajnë nga pneumonia.



.. .

Ngjarja paraprake

Itali: Rritet numri ditor i të infektuarve e të vdekurve nga Covid-19

Ngjarja e ardhëshme

Gir: Inkuadrimi drejt BE-së duhet të jetë projekt nacional, e jo projekt i një partie apo koalicioni partiak

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian