Turqia raporton 1.391 raste të reja me COVID-19

Turqia raportoi 1.391 raste të reja me koronavirusin e ri (COVID-19) dhe 1.245 të shëruar gjatë 24 orëve të fundit, njoftoi Ministria e Shëndetësisë e vendit, transmeton Anadolu Agency (AA).

Numri i përgjithshëm i rasteve në vend tani qëndron në 318.663, ndërsa numri i të shëruarve në 279.749, sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë.

Ndërkaq, 112.098 teste të tjerë janë kryer gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e përgjithshëm në mbi 10,38 milionë.

Numri i të vdekurve nga virusi arriti në 8.195, me 65 viktima të reja.

Gjatë një konference shtypi, ministri turk i Shëndetësisë, Fahrettin Koca, vuri në dukje se numri i pacientëve në kryeqytetin Ankara ka rënë përgjysmë brenda dy javëve.

“Nga masat që kemi marrë, numri i pacientëve çdo ditë është ulur me rreth 60 për qind në dhjetë ditët e fundit”, tha ai.

Duke iu referuar studimeve mbi vaksinën, Koca tha: “Besoj se së shpejti do të fillojmë prodhimin e vaksinës”.

Turqia do të rrisë numrin e testeve çdo ditë në rreth 200.000, shtoi ai.

Shifrat gjithashtu treguan se numri i pacientëve në gjendje kritike tani qëndron në 1.516, ndërsa 6,4 për qind vuajnë nga pneumonia.



.. .

Ngjarja paraprake

Pas reshjeve të shiut, Mirusha mbushet me ujë, iu kthehet bukuria!

Ngjarja e ardhëshme

BE thirrje për armëpushim Azerbajxhanit dhe Armenisë

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian