Turqia përshëndet marrëveshjen e Sudanit me grupet e armatosura

Turqia përshëndeti nënshkrimin e marrëveshjes së paqes midis qeverisë kalimtare të Sudanit dhe grupeve të armatosura, transmeton Anadolu Agency (AA).

“Mirëpresim marrëveshjen, e cila u nënshkrua më parë, midis Qeverisë Kalimtare të Sudanit dhe grupeve të armatosura të opozitës në Juba dje (3 tetor)”, tha Ministria e Jashtme turke në një deklaratë.

“Ne besojmë se kjo marrëveshje do të përbëjë një hap të rëndësishëm drejt ruajtjes së sovranitetit dhe integritetit territorial të Sudanit”, thuhet në deklaratë.

Turqia do të vazhdojë të mbështesë të gjitha përpjekjet që synojnë arritjen e paqes dhe stabilitetit në “Sudanin miqësor dhe vëllazëror”, thuhet më tej.



. .

Ngjarja paraprake

Replikat Rama-Meta, ndërhyn Manjani

Ngjarja e ardhëshme

Tovërlani ofron dorëheqje, pritet reagimi kryesisë 

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian